Bayerni ka huazuar zyrtarisht Tascin
Bayern Munihu ka kompletuar huazimin e mbrojtësit të Spartak Moskës, Serdar Tasci.
Tasci, që është reprezentues i kombëtares gjermane, kaloi në Spartak në vitin 2013 dhe për shkak të lëndimeve nuk kishte gjetur vend në skuadrën e parë.
Para se të luante në Rusi, 28-vjeçari ishte pjesë e Stuttgartit.
Huazimi i tij vlen deri në fund të sezonit, ndërsa Bayerni ka edhe opsionin e blerjes./GazetaExtrem
© GazetaExtrem Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Post a Comment