Halloween Costume ideas 2015
February 2016

Donald Trump ka tërhequr një pas vete një nga grupet më famkeqe ekstremiste, të cilët pretendojnë se të bardhët janë racë superiore. Eshtë grupi ekstremist Ku Klux Klan ai i cili së fundmi ka shfaqur mbështetje për kandidatin republikan për president Donald Trump.
Trump tashmë po përballet me akuza për racizëm, islamofobi, dhe politika të ashpra antiemigrante.
Mbvshtetja për Trump përvec se erdhi në formë marshimi me slogane nga ana e anëtarëve të KKK-së, erdhi edhe nga Krystal Heath, menaxhere e stacionit tv radios KVXL, një stacion biblik në Nevada, e cila ka postuar një cicërimë në Twitter së bashku me flamuj të KKK-së ku thuhej sllogani i Trump: “Ne mund të bëjmë Amerikën të madhe përsëri”.
Cb8gxuQVAAABbrA
Viteve të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të grupeve të KKK-së. Në vitin 2015 ka pasur 190 degë aktive në të gjithë SHBA, nga vetëm 28 degë aktive sa ishin në vitin 1990.



Policia e Kosovës ka arrestuar sot shefin e sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës dhe dy pjesëtarë të sigurimit të Komunës. 


Mëngjesin e sotëm është arrestuar Salih Zyba anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje njëherit shef i sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, Sali Zyba.


Ndërsa sipas Erzen Vraniqit, nga zyra për informim policia është futur në komunë pa autorizim në kabinetin e Kryetarit të komunës dhe pa fletëarrest.


Ndërsa po ashtu sipas Vraniqit, policia ka arrestuar pjesëtarët e sigurimit pse këta të fundit kanë kryer detyrën e tyre duke i kërkuar autorizimin policisë së Kosovës për të hyrë në objektin e komunës.
Pjesëtarët e arrestuar të sigurimit janë Ditar Canolli dhe Kushtrim Halilaj.



Sod kosova Hackers Crew ka sulmuar uebfaqen zyrtare e Hashim Thaqit per shkak se ai u zgjodh si president i kosovoes dhe qytetaret nuk e duan ate por as ate qeveri e tradhtarve edhe antikushteuese keshtu thon antaret e Kosova Hackers Crew nje kumunikaten e tyre per faqen ton thot qe populli nuk e don Hashim Thaqin prej Muncive tona porpos qe po jemi aktiv ne protest ne po parrim mete sulm sepse as ne as populli as anje Shqiptar nuk e do kete presindent dhe as kete qeveri./GazetaExtrem







Thohir në vitin 2013 u bë pronar i Interit, pasi bleu klubin nga Massimo Moratti, por mediat në Itali thonë se se ai tashmë është duke menduar për ta shitur Interint !


Gazzetta dello Sport beson se investimi plani i Thohir nuk shkoi siq ka menduar ai Kështu që thohir mendon vetëm për ta shitur Interin.


Thohir e ka pasur vështir për të gjethur ndonjë investor i klubitm, por plani B i Thohir është që ti shesë atë 70% që bleu nga Massimo Moratti./GazetaExtrem


Neymar pritet të vazhdojë me Barcelonën deri në vitin 2021.

Klubi katalanas dhe sulmuesi brazilian kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit edhe me 5 vite të tjera, të paktën nëse bazohemi tek ato që shkruan e përditshmja katalanase Mundo Deportivo.


Sipas gazetës në fjalë e cila i referohet burimeve të Cadena Cope, Neymar Jr ka pranuar ofertën e Barcelonës për rinovimin e kontratës edhe pse gjithçka do të zyrtarizohet gjatë muajve të verës.


24-vjecari do ta zgjasë kështu edhe me tre vite të tjera kontratën e tij aktuale me klubin blaugrana.


Për të arritur këtë para akord ka mjaftuar dëshira e mirë e të dyja palëve, pasi si Neymar ashtu edhe drejtuesit e Barcelonës e dëshironin me çdo kusht rinovimin e kontratës. Pavarësisht interesimit dhe milionave që vinin nga Anglia në drejtim të tij dëshira e Neymar ishte një dhe e vetme të qëndronte te Barcelona.


Diçka të tillë e ka zbuluar disa herë për mediat babai i Neymar që është njëkohësisht edhe menaxheri i sulmuesit 24-vjecar.


Në momentin që do të firmosë marrëveshjen e re, Neymar do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar i Barcelonës, pasi në krye të listës përsa i përket pagave më të larta do të vazhdojë të qëndrojë argjentinasi Lionel Messi.



Për herë të dytë në javë policia në “Marshfield” ka gjetur një sasi të madhe djathi të vjedhur në vlerë dhjetra-mijëra dollar.


Policia në “Marshfield” raporton se u konfiskua një sasi djathi në vlerë 90 mijë dollar
Policia u njoftua nga një përson për lokacionin e mundshëm të sasisë së djathit, ku edhe e gjetën në një depo të vjetër në “Grand Chute”,

Të hënën policia në Germantown raportoi se u konfiskua edhe një sasi tjetër e djathit në vlerë rreth 70 mijë euro .


Policia gjithashtu njofton se rastet janë të lidhura.

Aktorja  e “O Sa Mirë” Linda Jarani ka pozuar para aparatit të Artan Korenicës dhe duke mahnitëse.

Aktorja e njohur ka publikuar një fotografi nga seti i ri fotografik, në të cilin shfaqet me monokini të zeza, ndërsa në kokë ka një shami.

Nga syri dhe aparati i Artan Korenicës. Faleminderit”, shkruan aktorja përkrah fotografisë së publikuar.
Kujtojmë që Linda është bërë e njohur te të gjithë shqiptarët, falë paraqitjes në rolin e ‘shkodranes’ në serialin e njohur “O Sa Mirë”. 




Një raport nga Mirror të dielën kanë raportar se Manchesteri ka rënë dakort për të mos ta marre Mourinhon si trajneri i Manchesterit që ti lejojn Louis van Gaal për të qëndruar në Manchester United.

Ryan Giggs dëshiron që Jose Mourinho për të mos zavendësuar Louis van Gaali-n si trajneri i Manchesterin, sipas një raporti që u shfaq të dielën nga Mirror.

Kjo është një shenjë e mirë për Interit për të rikthyer Special One në Interi i cili pati një sukses të madh me Interin . /GazetaEXTREM

Është shumë e vështirë të gjesh modelin e duhur të flokëve. Ndonjëherë ngjyra apo prerja ju tregojnë më të madhe në moshë dhe njëkohësisht mbulojnë tiparet tuaja më të bukura.

Shikoni galerinë për të parë disa nga gabimet që bëhen zakonisht dhe, bëni kujdes herën tjetër kur të shkoni tek floktari.
Shmangni modelet e “nuseve”, pra kapjet e fryra dhe të ngrira. Sa më natyrale aq më mirë.

Flokët e gjata përveç se janë shumë të vështira për t’u patur kujdes, por edhe ju japin më shumë vite seç mund të keni realisht.

Variacionet në ngjyra, në vend të një ngjyrë të vetme, ju japin dritë dhe ju tregojnë më mirë.

Variacionet në ngjyra, në vend të një ngjyrë të vetme, ju japin dritë dhe ju tregojnë më mirë.

Kur përdorni pjastrën apo bëni onde si këto në foto, sigurohuni që të duken pak të çrregullta.
Nëse prisni balluke sigurohuni që të jetë i qartë drejtimi i tyre dhe hapësira në të cilën duket balli të jetë e duhura për ju.


Nëpër rrjete sociale, tashmë kanë filluar të përhapen edhe dy fotografi të këngëtares në të cilat shihet para një pasqyre teksa kryen marrdhënie me një person fytyra e të cilit është e mbuluar me disa smile.


Kujtojmë gjithashtu që policia para pak ditëve kishte arrestuar një person, të cilin e kishin gjetur gjat një kontrolli në apartamentin e këngëtares.


Përndryshe në foton e dytë, shihet çartë edhe operacioni në gjoksin e Xhesikës gjë që heqë dyshimet se këto foto mund të jenë me photoshop.

Vazhdon lufta mes FBI-së dhe kompanisë amerikane Apple, me agjencinë e intelegjencës që kërkon me patjetër nga gjiganti i pajisjeve teknologjike që të zhbllokojë telefonin iPhone të vrasësit të San Bernanrdinos.

 Të dyja palët kanë ngritur tonet, me njërin prej zyrtarëve më të lartë të Apple që citohet të ketë thënë se FBI po kërkon një gjë të cilën nuk e ka kërkuar as Kina. Më 16 shkurt një gjykatë federale urdhëroi kompaninë Apple që të ndihmojë FBI-në duke i ofruar akces në telefonin e prodhuar nga kjo kompani e që ishte përdorur nga njëri prej autorëve të San Bernandinos.


 Apple ka refuzuar me argumentin se një lëshim i tillë përbën një precedent të rrezikshëm. Të premten, Departamenti amerikan i Drejtësisë doli me një deklaratë ku tha se kolosi i teknologjisë po i bënte një keqinterpretim ligjit dhe se po mbivendoste marketingun mbi sigurinë kombëtare.


Kompania Apple deklaroi se do të vazhdojë të prodhojë pajisje me nivel të lartë të sigurisë që do t’ju bëjë më të vështirë akcesin hetuesve./top-channel.tv



Bologna ka arritur që t'ia prishë planet Juventusit për thyerjen e rekordit të 17 fitoreve radhazi, pasi ka arritur të nxjerrë një barazim pa gola në shtëpi ndaj kampionit.
 Ndeshja filloi me dominim të Juventusit, por pa raste konkrete.
Juventusi vazhdimisht kishte posedimin e topit dhe dominimin, por vendasit arritën të tregohen të rrezikshëm në kundërsulme.
Në pjesën e dytë ishte Bologna që rrezikoi, por nuk arriti golin, teksa në fund të takimit ishte Paul Pogba ai që synoi golin, por nuk ia doli që të thyente mbrojtjen e fortë të Bolognas.
Ndeshja kështu përfundoi me rezultat 0-0.
Juventusi pas 15 fitoreve kështu ndalet dhe nuk arrin të thyejë rekordin e Interit prej 17 fitoreve radhazi.
Bianconerët mbeten në vendin e parë me 58 pikë, dy më shumë se Napoli që zhvillon ndeshjen në fundjavë.



Legjenda braziliane, Ronaldinho, ka marrë një ofertë të papritur nga Newcastle United.

35-vjeçari aktualisht është futbollist i lirë pasi u largua nga Fluminense në fund të vitit të kaluar.
Dikur futbollisti më i mirë në botë është kërkuar edhe nga Leicester City, ndërsa tash The Sun raporton se Newcastle veçmë i ka dërguar një ofertë.
Megjithatë, kërkesa e lartë për pagën e tij (gjashtë milionë funte për sezon) duket se e pengon arritjen e marrëveshjes eventuale.
“Ai mendon se loja në Angli do të ishte mënyra ideale për ta mbyllur karrierën”, ka thënë përfaqësuesi i brazilianit në Britani të Madhe, Barry O’Connor. 

Ajo ka rënë nga kati i katërt i banesës, ndërsa ka pësuar disa lëndime trupore por që është jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarjen për këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


“Mbrëmë rreth orës 17:00 është raportuar për një femër të moshës 18 vjeçe të ketë rënë nga ballkoni i banesës dhe të ketë pësuar lëndime. E njëjta është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe është jashtë rrezikut për jetë. Policia ka procedu në vendin e ngjarjes dhe kanë eliminu dyshime tjera dmth që dikush ta ketë shtyrë apo diçka e tillë”, tha Zahiti.
Deri me tash, sipas tij,  dyshohet se ajo ka rënë nga ballkoni si pasojë e pakujdesit dhe nuk ka dyshime për ndonjë element tjetër.


Mirëpo, Zahiti tha se si vepër penale, në kuadër të kodit penal është inicuar lënda dhe në këto rrethana konsiderohet si tentim vetëvrasje.


“Historiku i asaj vajzës është në gjendje jo të mirë shëndetësore, në kuptimin mental, për shkak të kësaj ndjeshmërie po procedohet në atë mënyrë”, tha më tej Zahiti.



Një autobus ka shpërthyer ndërsa po kalonte në urën “Lambeth”, fare pranë “Big Ben”, duke ngjallur për një moment frikën për sulme terroriste, megjithatë kjo nuk kishte të bënte aspak me gjëra të tilla.
Shpërthimi i kontrolluar i autobusit ka ndodhur për shkak se po xhirohej filmi “The Foreigner”, ku do të luajnë edhe aktorët Jackie Chan dhe Pierce Brosnan.


Ka pasur shumë reagime nëpër rrjete sociale, madje edhe nga deputetë të Parlamentit britanik, të cilët kanë thënë se shumë anglezë janë shqetësuar, duke i kujtuar 7 korrikun famëkeq të vitit 2005, transmeton GazetaExtrem.
“Herë të tjera kur të hidhni në ajër ndonjë autobus njoftoni, sepse të gjithë menduam se po përsëritej 7/7”, ka shkruar një përdorues në Twitter.


“Hej producentë, na njoftoni herën tjetër kur të shpërtheni ndonjë autobus në urën ‘Lambeth’ sepse fëmijët u tmerruan në park. Edhe unë u tmerrova gjithashtu. Dukej shumë reale”, ka shkruar një tjetër.
Megjithatë, autoritetet kanë thënë se banorët dhe bizneset ishin njoftuar me kohë që të dielën rreth orës 09:00 deri në 10:00 do të ketë një shpërthim të kontrolluar.



Bertan Asllani është rikthyer sërish në ekranet televizive. Kësaj radhe këngëtari është rikthyer në rolin e një aktori.



Këngëtari ka kohë që është zhvendosur në Turqi, atje ku edhe po zhvillon karrierën artistike.
Ai së fundi është bërë pjesë e serisë “Goç Zamanı (Koha e Migrimit), ku shfaqet në rolin e Emres, transmeton Telegrafi.


Seria ka filluar të transmetohet në kanalin televiziv e mirënjohur turk, “Star tv”.
Në njërin nga episodet ai i shpëton jetën një aktoreje turke teksa po mbytej në një pishinë, ndërsa kjo e fundit e falënderon për këtë gjest aktorin shqiptar./GazetaExtrem


Këngëtarja Elvana Gjata është shëndrruar tërësisht në bionde. 

Por menjëherë plasën kritika duke gjetur ngjashmëritë e saj me yjet botërore.

Ajo u akuzua se kishte kopjuar Kim Kardashian kur kjo e fundit kishte provuar verzionin ‘bionde’


Gjithsesi Elvana ka marrë edhe komente të mira, dhe padyshim mbetet një nga femrat më seksi të estradës.



Carlo Ancelotti raportohet se i ka vënë syrin Paulo Dybalas si zëvendësim ideal për Robert Lewandowskin.


Agjenti i polakut këtë fundjavë deklaroi se ka biseda për vazhdim të kontratës me bavarezët, por akoma po spekulojnë lajmet se ai mund t’i bashkohet Realit gjatë verës.

Për këtë, sipas “Sport”, Dybala i Juventusit është i preferuari i Ancelottit për të zëvendësuar hapësirën që mund të lë Lewa.

Argjentinasi ka shkëlqyer sivjet për Juven duke shënuar 13 herë dhe ka asistuar tetë herë tjera në 19 ndeshje në Serie A.

Përpos Bayernit në garë për shërbimet e 22-vjeçari është edhe Barcelona.


Është përfolur për një lidhje të Noizyt me modelen nga Tirana, Kristinë Prengaj por ajo e ka mohuar një gjë të tillë.

Megjithëse u fol për ta asnjëherë nuk u publikuan fotografi që mund të quheshin intime, të paktën jo sikur këto që janë publikuar më parë.

Në fotografitë që do shihni, një kohë patën qarkulluar nëpër internet por kurrë nuk u kuptua se çfarë lidhje ishte kjo, edhe pse vet vajza në fotografi i kishte publikuar, e më pas i kishte fshirë menjëherë.

Ndryshe, Noizy është baba i një vajze të quajtur Leandra e cila sot është 9 vjeçe, pas një lidhjeje me një femër në Londër.





Robert Lewandowski dëshiron shumë para për renovimin e kontratës me Bayern Munichun.

Robert Lewandowski e ka bërë të qartë në muajt e fundit se dëshiron të transferohet tek Mbretërit.

Kjo vërtetohet edhe më shumë me kërkesat e tij astronomike për vazhdimin e kontratës me Bayern Munichun, shkruan Telegrafi.CH.

Edhe pse ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2019, Lewandowski dëshiron përmirësim të kushteve, duke kërkuar 18 milionë euro të qmendura në sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar në Bayrn Munchen.

Bayern Munchen ka treguar ndër vite se nuk paguan shumë të mëdha dhe kjo mund të jetë një arsye e mirë për ta shitur atë në Real Madrid.



Vitet e fundit diskutohet se kush është lojtari më i mirë në botë, çdoherë gara është Messi apo Ronaldo.

Argjentiansi ka fituar topin e pestë të artë në karrierën e tij, kurse portugezi ka tre të tillë. Kështu edhe paga e tyre ndryshon.
Më poshtë mund të shihni se cilët janë dhjetë futbollistët më të paguar në botë:


10. Edinson Cavani – PSG, 10 milionë euro për vit
9. Angel Di Maria – PSG, 11 milionë euro
8. Gareth Bale – Real Madrid, 11 milionë euro
7. Wayne Rooney – Manchester United, 11.5 milionë euro
6. Thiago Silva – PSG, 12 milionë euro
5. Jackson Martinez – Guangzhou 12.5 milionë euro
4. Thomas Muller – Bayern Munich 13.5 milionë euro
3. Zlatan Ibrahimovic – PSG, 16 milionë euro
2. Lionel Messi – Barcelona, 20 milionë euro
1. Cristiano Ronaldo – Real Madrid, 21 milionë euro për një vit. 






































MKRdezign

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.
Javascript DisablePlease Enable Javascript To See All Widget