Halloween Costume ideas 2015

Eksplozion në Londër - Video


Një autobus ka shpërthyer ndërsa po kalonte në urën “Lambeth”, fare pranë “Big Ben”, duke ngjallur për një moment frikën për sulme terroriste, megjithatë kjo nuk kishte të bënte aspak me gjëra të tilla.
Shpërthimi i kontrolluar i autobusit ka ndodhur për shkak se po xhirohej filmi “The Foreigner”, ku do të luajnë edhe aktorët Jackie Chan dhe Pierce Brosnan.


Ka pasur shumë reagime nëpër rrjete sociale, madje edhe nga deputetë të Parlamentit britanik, të cilët kanë thënë se shumë anglezë janë shqetësuar, duke i kujtuar 7 korrikun famëkeq të vitit 2005, transmeton GazetaExtrem.
“Herë të tjera kur të hidhni në ajër ndonjë autobus njoftoni, sepse të gjithë menduam se po përsëritej 7/7”, ka shkruar një përdorues në Twitter.


“Hej producentë, na njoftoni herën tjetër kur të shpërtheni ndonjë autobus në urën ‘Lambeth’ sepse fëmijët u tmerruan në park. Edhe unë u tmerrova gjithashtu. Dukej shumë reale”, ka shkruar një tjetër.
Megjithatë, autoritetet kanë thënë se banorët dhe bizneset ishin njoftuar me kohë që të dielën rreth orës 09:00 deri në 10:00 do të ketë një shpërthim të kontrolluar.

Post a Comment

MKRdezign

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.
Javascript DisablePlease Enable Javascript To See All Widget