Legjenda braziliane, Ronaldinho, ka marrë një ofertë të papritur nga Newcastle United.
35-vjeçari aktualisht është futbollist i lirë pasi u largua nga Fluminense në fund të vitit të kaluar.
Dikur futbollisti më i mirë në botë është kërkuar edhe nga Leicester City, ndërsa tash The Sun raporton se Newcastle veçmë i ka dërguar një ofertë.
Megjithatë, kërkesa e lartë për pagën e tij (gjashtë milionë funte për sezon) duket se e pengon arritjen e marrëveshjes eventuale.
“Ai mendon se loja në Angli do të ishte mënyra ideale për ta mbyllur karrierën”, ka thënë përfaqësuesi i brazilianit në Britani të Madhe, Barry O’Connor.
Post a Comment