Halloween Costume ideas 2015
Articles by "Sport"

Thohir në vitin 2013 u bë pronar i Interit, pasi bleu klubin nga Massimo Moratti, por mediat në Itali thonë se se ai tashmë është duke menduar për ta shitur Interint !


Gazzetta dello Sport beson se investimi plani i Thohir nuk shkoi siq ka menduar ai Kështu që thohir mendon vetëm për ta shitur Interin.


Thohir e ka pasur vështir për të gjethur ndonjë investor i klubitm, por plani B i Thohir është që ti shesë atë 70% që bleu nga Massimo Moratti./GazetaExtrem


Neymar pritet të vazhdojë me Barcelonën deri në vitin 2021.

Klubi katalanas dhe sulmuesi brazilian kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit edhe me 5 vite të tjera, të paktën nëse bazohemi tek ato që shkruan e përditshmja katalanase Mundo Deportivo.


Sipas gazetës në fjalë e cila i referohet burimeve të Cadena Cope, Neymar Jr ka pranuar ofertën e Barcelonës për rinovimin e kontratës edhe pse gjithçka do të zyrtarizohet gjatë muajve të verës.


24-vjecari do ta zgjasë kështu edhe me tre vite të tjera kontratën e tij aktuale me klubin blaugrana.


Për të arritur këtë para akord ka mjaftuar dëshira e mirë e të dyja palëve, pasi si Neymar ashtu edhe drejtuesit e Barcelonës e dëshironin me çdo kusht rinovimin e kontratës. Pavarësisht interesimit dhe milionave që vinin nga Anglia në drejtim të tij dëshira e Neymar ishte një dhe e vetme të qëndronte te Barcelona.


Diçka të tillë e ka zbuluar disa herë për mediat babai i Neymar që është njëkohësisht edhe menaxheri i sulmuesit 24-vjecar.


Në momentin që do të firmosë marrëveshjen e re, Neymar do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar i Barcelonës, pasi në krye të listës përsa i përket pagave më të larta do të vazhdojë të qëndrojë argjentinasi Lionel Messi.




Një raport nga Mirror të dielën kanë raportar se Manchesteri ka rënë dakort për të mos ta marre Mourinhon si trajneri i Manchesterit që ti lejojn Louis van Gaal për të qëndruar në Manchester United.

Ryan Giggs dëshiron që Jose Mourinho për të mos zavendësuar Louis van Gaali-n si trajneri i Manchesterin, sipas një raporti që u shfaq të dielën nga Mirror.

Kjo është një shenjë e mirë për Interit për të rikthyer Special One në Interi i cili pati një sukses të madh me Interin . /GazetaEXTREM



Bologna ka arritur që t'ia prishë planet Juventusit për thyerjen e rekordit të 17 fitoreve radhazi, pasi ka arritur të nxjerrë një barazim pa gola në shtëpi ndaj kampionit.
 Ndeshja filloi me dominim të Juventusit, por pa raste konkrete.
Juventusi vazhdimisht kishte posedimin e topit dhe dominimin, por vendasit arritën të tregohen të rrezikshëm në kundërsulme.
Në pjesën e dytë ishte Bologna që rrezikoi, por nuk arriti golin, teksa në fund të takimit ishte Paul Pogba ai që synoi golin, por nuk ia doli që të thyente mbrojtjen e fortë të Bolognas.
Ndeshja kështu përfundoi me rezultat 0-0.
Juventusi pas 15 fitoreve kështu ndalet dhe nuk arrin të thyejë rekordin e Interit prej 17 fitoreve radhazi.
Bianconerët mbeten në vendin e parë me 58 pikë, dy më shumë se Napoli që zhvillon ndeshjen në fundjavë.



Legjenda braziliane, Ronaldinho, ka marrë një ofertë të papritur nga Newcastle United.

35-vjeçari aktualisht është futbollist i lirë pasi u largua nga Fluminense në fund të vitit të kaluar.
Dikur futbollisti më i mirë në botë është kërkuar edhe nga Leicester City, ndërsa tash The Sun raporton se Newcastle veçmë i ka dërguar një ofertë.
Megjithatë, kërkesa e lartë për pagën e tij (gjashtë milionë funte për sezon) duket se e pengon arritjen e marrëveshjes eventuale.
“Ai mendon se loja në Angli do të ishte mënyra ideale për ta mbyllur karrierën”, ka thënë përfaqësuesi i brazilianit në Britani të Madhe, Barry O’Connor. 



Carlo Ancelotti raportohet se i ka vënë syrin Paulo Dybalas si zëvendësim ideal për Robert Lewandowskin.


Agjenti i polakut këtë fundjavë deklaroi se ka biseda për vazhdim të kontratës me bavarezët, por akoma po spekulojnë lajmet se ai mund t’i bashkohet Realit gjatë verës.

Për këtë, sipas “Sport”, Dybala i Juventusit është i preferuari i Ancelottit për të zëvendësuar hapësirën që mund të lë Lewa.

Argjentinasi ka shkëlqyer sivjet për Juven duke shënuar 13 herë dhe ka asistuar tetë herë tjera në 19 ndeshje në Serie A.

Përpos Bayernit në garë për shërbimet e 22-vjeçari është edhe Barcelona.


Robert Lewandowski dëshiron shumë para për renovimin e kontratës me Bayern Munichun.

Robert Lewandowski e ka bërë të qartë në muajt e fundit se dëshiron të transferohet tek Mbretërit.

Kjo vërtetohet edhe më shumë me kërkesat e tij astronomike për vazhdimin e kontratës me Bayern Munichun, shkruan Telegrafi.CH.

Edhe pse ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2019, Lewandowski dëshiron përmirësim të kushteve, duke kërkuar 18 milionë euro të qmendura në sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar në Bayrn Munchen.

Bayern Munchen ka treguar ndër vite se nuk paguan shumë të mëdha dhe kjo mund të jetë një arsye e mirë për ta shitur atë në Real Madrid.



Vitet e fundit diskutohet se kush është lojtari më i mirë në botë, çdoherë gara është Messi apo Ronaldo.

Argjentiansi ka fituar topin e pestë të artë në karrierën e tij, kurse portugezi ka tre të tillë. Kështu edhe paga e tyre ndryshon.
Më poshtë mund të shihni se cilët janë dhjetë futbollistët më të paguar në botë:


10. Edinson Cavani – PSG, 10 milionë euro për vit
9. Angel Di Maria – PSG, 11 milionë euro
8. Gareth Bale – Real Madrid, 11 milionë euro
7. Wayne Rooney – Manchester United, 11.5 milionë euro
6. Thiago Silva – PSG, 12 milionë euro
5. Jackson Martinez – Guangzhou 12.5 milionë euro
4. Thomas Muller – Bayern Munich 13.5 milionë euro
3. Zlatan Ibrahimovic – PSG, 16 milionë euro
2. Lionel Messi – Barcelona, 20 milionë euro
1. Cristiano Ronaldo – Real Madrid, 21 milionë euro për një vit. 

Luis Suarezi ka insistuar se nuk ka shanse që Neymari të largohet nga Barcelona gjatë verës, përkundër raportimeve të vazhdueshme se e ardhmja e brazilianit është në dyshim.

Ngecja e bisedimeve për vazhdimin e kontratës së 23-vjeçarit me Barcelonën, ka alarmuar Manchester Unitedin, madje edhe Real Madridin.

Situata e tij është komplikuar edhe më shumë nga hetimet e vazhdueshme për mashtrim dhe korrupsion lidhur me transferimin e tij te Barcelona nga Santosi gjatë vitit 2013.

Por Suarezi ka mohuar këto raportime, duke thënë se Neymari do të mbetet në Camp Nou. “Jam i bindur se Neymari do të mbetet te Barcelona”, ka thënë Suarez. “Klubi e përkrah atë dhe unë jam i bindur se ai do të luajë edhe për shumë vjet këtu”.

Bayerni ka huazuar zyrtarisht Tascin


Bayern Munihu ka kompletuar huazimin e mbrojtësit të Spartak Moskës, Serdar Tasci.


Tasci, që është reprezentues i kombëtares gjermane, kaloi në Spartak në vitin 2013 dhe për shkak të lëndimeve nuk kishte gjetur vend në skuadrën e parë.
Para se të luante në Rusi, 28-vjeçari ishte pjesë e Stuttgartit.
Huazimi i tij vlen deri në fund të sezonit, ndërsa Bayerni ka edhe opsionin e blerjes./GazetaExtrem
© GazetaExtrem Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.



Ezequiel Lavezzi nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë këtij afati kalimtar. 



Lavezzi do të mbetet pjesë e PSG-së, të paktën deri në fund të këtij sezoni.



Kështu ka konfirmuar trajneri i kampionit francez, Laurent Blanc, përcjell GazetaExtrem.



“Ne kemi qenë shumë të qartë me Lavezzin. Ne kemi qenë, shumë, shumë të qartë me të. Kontrata e tij skadon në qershor. Kjo është situata dhe ne do ta mbajmë atë”, tha Blanc.



Në rast se sulmuesi argjentinas nuk e vazhdon kontratën me PSG-në, ai do të jetë lojtar i lirë në verë.


Sipas njoftimeve te fundit te Corriere dello sport “Martesa” Inter-Ever Banega eshte po thuajse e finalizuar. Skuadra e Roberto Mancini ka arritur marrveshje me mesfushorin argjentinas Ever Banega per 3 milion euro ne sezon, per fillim menjeher pasi te nenshkruaj kontraten 2.5 milion euro do te shkojne si premi per te.


Ne javen e ardhshme argjentinasi pritet ti kryej vizitat mjeksore tek skuadra e Interit dhe menjeher pas saj te nenskruaj kontrate por qe me neroazzuret do te luaj vetem pasi te perfundoj ky sezon aktual e njejta gje siq ndodhi me Jession Murillon para nje viti.

Intervistuar nga mikrofonat e Sky pas ndeshjes në Olimpico, foli edhe Stephan El Shaarawy, i cili debutoi me një gol fantastik me thembër.

Ish-ylli i Milanit u shpreh i lumtur me fitoren dhe golit dhe shpreson që të vazhdojë me paraqitje të mira. "Jam shumë i lumtur për golin, fitoren dhe shpresoj të vazhdojmë në këtë mënyrë”.
“Goli me thembër ishte me pak me fat, e provova dhe fatmirësisht shkoi mirë. Ishte emocionuese, e bukur dhe është diçka që nuk do ta harroj kurrë”.
“E kam mësuar nga Ibrahimovic, në stërvitje e kam provuar shpesh. Ende nuk jam 100 për qind gati, por ndeshje pas ndeshje do të marrë veten”.
“E gjitha që dua tani është të gjejë një pikë kthese në karrierën time. Jam këtu për të marr veten pas atyre muajve të vështirë te Monaco, kam ardhur këtu për të bërë mirë dhe tani dua vazhdimësi, paraqitje dhe rezultate të mira”, ka thënë El Shaarawy. 

Barcelona e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në La Liga kundër Atletico Madridit (2-1), në një takim ku skuadra mysafire mbeti me nëntë lojtarë.

Ishte një fillim fantastik i skuadrës vizitore që arriti t’i heshtë tifozët e shumtë vendas në stadium. Harkimi i Saul shkoi drejt Griezmannit dhe pastaj te Koke, i cili ishte i saktë me goditjen e tij për t’ia dhënë avantazhin Los Rojiblancos (10’).


Nikoqirët e shtuan presionin nga pranimi i golit duke e kërkuar me çdo kusht barazimin dhe këtë arritën ta bëjnë përmes një aksioni shumë të bukur.

Pas një sulmi të vendasve, Neymar pasoi te Alba, i cili e gjeti për mrekulli Lionel Messin në zonë dhe superylli argjentinas nuk fali (30’). Ky ishte goli i njëmijtë i shënuar nga dy futbollistët më të mirë në botë, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Angazhimi i të dyja palëve vazhdoi, por ishin vendasit ata që shënuan. Luis Suarez arriti të realizojë për epërsinë e vendasve (38’). Por, e gjithë merita i takoi Dani Alvesit, i cili dhuroi një asistim fantastik nga largësia, ndërsa uruguaiani ia futi topin nën këmbë portierit mysafir.

Edhe më keq për vizitorët u bë kur Filipe Luis u përjashtua me karton të kuq (44’). E gjitha ndodhi kur futbollisti brazilian bëri një ndërhyrje të vrazhdë në Messin dhe arbitri me lehtësi e nxori kartonin e kuq.

Përkundër inferioritetit numerik në fushë, Los Rojiblancos vazhduan të ishin të rrezikshëm në gjysmën e dytë. Porse përjashtimi i Diego Godin me kartonin e dytë të verdhë (65’) hodhi poshtë çdo mundësi të tyre për ta barazuar rezultatin pasi luanin me nëntë lojtarë.


Sulmet e Blaugranëve ishin të vazhdueshme në minutat e mbetura, megjithatë gola të tjerë nuk pati.
Ky triumf e forcon Barcelonën në krye të tabelës me 51 pikë, tri më shumë se Atletico Madridi. Nuk duhet harruar se katalunasit kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. 


MKRdezign

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.
Javascript DisablePlease Enable Javascript To See All Widget