Halloween Costume ideas 2015

Barcelona rikthehet në vendin e parë

Barcelona e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në La Liga kundër Atletico Madridit (2-1), në një takim ku skuadra mysafire mbeti me nëntë lojtarë.

Ishte një fillim fantastik i skuadrës vizitore që arriti t’i heshtë tifozët e shumtë vendas në stadium. Harkimi i Saul shkoi drejt Griezmannit dhe pastaj te Koke, i cili ishte i saktë me goditjen e tij për t’ia dhënë avantazhin Los Rojiblancos (10’).


Nikoqirët e shtuan presionin nga pranimi i golit duke e kërkuar me çdo kusht barazimin dhe këtë arritën ta bëjnë përmes një aksioni shumë të bukur.

Pas një sulmi të vendasve, Neymar pasoi te Alba, i cili e gjeti për mrekulli Lionel Messin në zonë dhe superylli argjentinas nuk fali (30’). Ky ishte goli i njëmijtë i shënuar nga dy futbollistët më të mirë në botë, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Angazhimi i të dyja palëve vazhdoi, por ishin vendasit ata që shënuan. Luis Suarez arriti të realizojë për epërsinë e vendasve (38’). Por, e gjithë merita i takoi Dani Alvesit, i cili dhuroi një asistim fantastik nga largësia, ndërsa uruguaiani ia futi topin nën këmbë portierit mysafir.

Edhe më keq për vizitorët u bë kur Filipe Luis u përjashtua me karton të kuq (44’). E gjitha ndodhi kur futbollisti brazilian bëri një ndërhyrje të vrazhdë në Messin dhe arbitri me lehtësi e nxori kartonin e kuq.

Përkundër inferioritetit numerik në fushë, Los Rojiblancos vazhduan të ishin të rrezikshëm në gjysmën e dytë. Porse përjashtimi i Diego Godin me kartonin e dytë të verdhë (65’) hodhi poshtë çdo mundësi të tyre për ta barazuar rezultatin pasi luanin me nëntë lojtarë.


Sulmet e Blaugranëve ishin të vazhdueshme në minutat e mbetura, megjithatë gola të tjerë nuk pati.
Ky triumf e forcon Barcelonën në krye të tabelës me 51 pikë, tri më shumë se Atletico Madridi. Nuk duhet harruar se katalunasit kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. 


Labels:

Post a Comment

MKRdezign

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.
Javascript DisablePlease Enable Javascript To See All Widget