Sonte rreth orës 17.00 në rrugën për në Kodrën e Diellit afër fshatit Shipkovicë janë përplasur dy vetura ku mbeten të lënduar katër persona.
Vetura Ford Fiesta ku ka pasur 3 persona është përplasur me veturën Mercedes ku lëndohet shoferi.
Siç mëson portali TetovaSot në veturën Ford Fiesta kanë qenë babai, djali dhe nusja e djalit ndërsa në veturën Mercedes ka qenë vetëm shoferi, ku menjëherë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Siç raportohet për TetovaSot rruga për në Kodrën e Diellit ka qenë mbi 3-4 orë e bllokuar nga aksidenti ku policia dhe ekipet e hetimit kanë marrë masa për të zbardhur edhe shkaqet e aksidentit që la të lënduar katër persona.
Post a Comment