Halloween Costume ideas 2015

Bejli dhe Orav takuan kryeministrin Dimitriev



Ambasadori  i ShBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli, dhe ambasadori i BE-së, Aivo Orav, pas takimit me kryeministrin teknik, Emil Dimitriev, vlerësojnë se kanë mbetur edhe shumë çështje të rëndësishme nga Marrëveshja e Përzhinës që duhet realizuar, ndërsa theksi i është vënë reformave në media dhe procesit zgjedhor.

Para shpërbërjes së parlamentit, por jo më vonë se 24 shkurt, BE dhe ShBA bashkërisht do të vlerësojnë realizimin e obligimeve të dala nga Marrëveshja e Përzhinës, si dhe çështja se a janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve kredibile dhe demokratike  me datën 24 prill.

Gjithashtu ambasadorët, Bejli dhe Orav, porositën që Komisioni  Shtetëror Zgjedhor të jetë i siguruar me personelin e duhur dhe mjetet financiare. Sa i përket pastrimit të listës zgjedhore, kërkuan që data 19 shkurti të jetë datë kur do të shënohen edhe verifikimet e para të kryqëzuara të të gjitha bazave relevante të të dhënave, përfshi këtu edhe kontrollet në terren.

“Duhet patjetër të ekzistojë një kornizë ligjore për largimin në kohë të emrave të cilët janë të shënuar, por nuk i takojnë listës zgjedhore. Të gjithë liderët e partive politike të jenë të përmbajtur nga fyerjet e funksionareve, qëllimi i të cilëve është të punojnë për të siguruar zgjedhje kredibile, korrekte dhe të besueshme më datën 24 prill”- deklaroi ambasadori  i  ShBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli.

Ambasadorët, Bejli dhe Aivo Orav, gjithashtu theksuan se data 19 shkurt është afati i fundit kur duhet të arrihet marrëveshje për reformat në media, ndërsa televizionet të demonstrojnë paanshmëri. Raportet të jenë të balancuara dhe me një trajtim të barabartë të opinioneve dhe mendimeve të ndryshme.

Ambasadorët, Orav dhe Bejli, para kryeministrit Dimitriev kërkuan që funksionarët të japin instruksione me shkrim dhe të qarta se nuk do të tolerohet asnjë lloj presioni ndaj të punësuarve në administratën publike dhe asnjë qytetar nuk do të ketë nevojë të frikohet për punësimin e tij apo për të ardhurat dhe benefitet sociale, pavarësisht se cilin kandidat apo parti politike përkrahin. Këto rekomandime ambasadori i ShBA-ve, Xhes Bejli, dhe euroambasadori Orav ua kanë dërguar edhe 4 liderëve të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës.
Labels:

Post a Comment

MKRdezign

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.
Javascript DisablePlease Enable Javascript To See All Widget