Halloween Costume ideas 2015

El Shaarawy ka zbuluar se nga kush ka mësuar të shënon gola me thembër

Intervistuar nga mikrofonat e Sky pas ndeshjes në Olimpico, foli edhe Stephan El Shaarawy, i cili debutoi me një gol fantastik me thembër.

Ish-ylli i Milanit u shpreh i lumtur me fitoren dhe golit dhe shpreson që të vazhdojë me paraqitje të mira. "Jam shumë i lumtur për golin, fitoren dhe shpresoj të vazhdojmë në këtë mënyrë”.
“Goli me thembër ishte me pak me fat, e provova dhe fatmirësisht shkoi mirë. Ishte emocionuese, e bukur dhe është diçka që nuk do ta harroj kurrë”.
“E kam mësuar nga Ibrahimovic, në stërvitje e kam provuar shpesh. Ende nuk jam 100 për qind gati, por ndeshje pas ndeshje do të marrë veten”.
“E gjitha që dua tani është të gjejë një pikë kthese në karrierën time. Jam këtu për të marr veten pas atyre muajve të vështirë te Monaco, kam ardhur këtu për të bërë mirë dhe tani dua vazhdimësi, paraqitje dhe rezultate të mira”, ka thënë El Shaarawy. 
Labels:

Post a Comment

MKRdezign

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.
Javascript DisablePlease Enable Javascript To See All Widget