Një studim i vitit 2009 gjeti se njerëzit kanë më shumë gjasa t’i pastrojnë duart e tyre pasi të përdorin tualetin nëse shohin dikë afër tyre duke e bërë këtë.
Por, a duhet në të vërtetë që gjithsesi t’i lani duart? Ekspertët thonë që po.
Një studim i vitit 2013 që anketoi 3,000 njerëz gjeti se 10% e tyre përdornin letër tualeti, 33% përdornin shampon duarsh dhe shumica e tyre nuk i pastronin fare duart.
Kjo nuk është gjë e mirë, pasi që larja e duarve është mënyra më e mirë për të evituar sëmundje të ndryshme, shkruan Gazeta Extrem.
Për t’i pastruar sa më mirë, fërkoni duart me shampon për rreth 20 sekonda – mjaftueshëm sa për ta kënduar këngën e ditëlindjes dy herë – para se t’i fshini me peshqir, sugjerojnë ekspertët.
Post a Comment