Halloween Costume ideas 2015

Rama ia kthen Blushit: Kritikat na vijnë nga sehirxhinjtë



Jo vetëm në Parlament që
Rama ia ka kthyer me të njëjtën monedhë akuzave të Berishës, por ai ka ndjekur të njëjtën taktikë edhe me Ben Blushin. Nga qyteti i Vlorës, Rama i kakthyer përgjigje kritikave që iu bënë dje nga Ben Blushi, në "Top Story". Pa e përmendur me emër, Rama tha se ka kritikë që e kanë të lehtë ta bëjnë këtë, sepse qëndrojnë në pozicionin komod të sehirxhiut.

"Të tjerët e kanë më të lehtë të kritikojnë dhe e kanë më të lehtë sepse nuk kanë asgjë në dorë. Nuk kanë fatin e vendit në dorë. Ne nuk e kemi aspak të lehtë, sepse në kemifatin e vendit, por jemi të vendosur që të mos tërhiqemi asnjë milimetër nga kjo rrugë reformash, që po të ishin bërë në këto 20 vjet, sot do të ishim në të tjera kushte. Ne nuk mund të tërhiqemi nga reformat, në emër të frikës së po humbasim ndonjë votë, apo se po prishemi me njëri-tjetrin. Boll ka humbur kohë Shqipëria! Nuk mund të humbasim edhe 20 vite të tjera”, deklaroi Rama.
Labels:

Post a Comment

MKRdezign

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.
Javascript DisablePlease Enable Javascript To See All Widget