Halloween Costume ideas 2015

Vendimi i Parlamentit aktual të Maqedonisë për shpërbërje është në kundërshtim me kushtetutën



Ja një fakt si precedent se Vendimi i Parlamentit aktual të Maqedonisë për shpërbërje me veprim të prolonguar është në kundërshtim me kushtetutën. Shkurtimisht po etabloj vetëm konstatimin e Gjykatës Kushtetuese në Vendimin nr.87/2006-të, më 15 Nëntorë 2006-të me të cilën ka anuluar nenin 15 paragrafin (4) të Kodit zgjedhorë.

NDËR TË TJERA THUHET ;- =Me kushtetutë nuk është e përcaktuar mandati i deputetëve në Kuvendë të vazhdohet në rast të shpërbërjes të Kuvendit, dhe as që është e paraparë që në atë rast ata të VAZHDOJNË me detyrën.= (Vazhdimin e mandateve kushtetuta e përcakton vetëm në gjendjet e jashtëzakonshme.)

Ju lutem, çfarë gjendje mbretëron në Maqedoni aktualisht ? Vetëm ky është një ndër faktet se nuk ka mundësi që zgjedhje në këtë vend të mbahen me 24 Prill. Fundja do të ishte suspendim arbitrarë nga mazhoranca të sistemit juridik. Gjykata Kushtetuese ka të drejtë edhe pa ndonjë inicijativë këta çështje të theksuara që rënojnë sistemin juridik e kushtetues, vet ti ngrenë për shqyrtim dhe nëse e don nevoja për ate të vendoset në afat respektibil. Pse po heshtë Gjykata kushtetuese ?
Labels:

Post a Comment

MKRdezign

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.
Javascript DisablePlease Enable Javascript To See All Widget