Ja bima magjike që po mban në këmbë Fidel Kastron (Foto)
Shëndeti i Fidel Kastros është ende mister, por duket se nuk është edhe aq i fshehtë sekreti “natyror” që qëndron pas trajtimit të tij: Moringa oleifera. Me gjethe të gjelbra smeraldi dhe lule të bardha, një aromë të kujton asparagun dhe një lartësi deri në dhjetë metra, ajo është një bimë e njohur edhe si “pema e mrekullive” ose “pema e jetës”. Ajo i takon familjes Moringaceae dhe rritet në Indi dhe rrëzë Himalajave, por është rritur më së shumti në Fide lkastrorajonet tropikale dhe ekuatoriale të planetit, veçanërisht në Etiopi, Filipine dhe Sudan. Amerika e Jugut ndodhet në Kubë, në Republikën Domenikane, Paraguai dhe Argjentinë.
Fidel Kastro ka një plantacion privat nga e cila merret bima e mrekullive, aq sa disa thonë se ai është plot gjallëri, pavarësisht se në moshën 89-vjeçar, i është nënshtruar disa operacioneve, për një kancer të mundshëm në stomak, që më pas u mohua. Janë konkretisht gjethet e kësaj bime ato që konsiderohen si të mrekullueshme, dhe si një eliksir i jetëgjatësisë. “Moringa, me origjinë nga India, është e vetmja bimë që ka çdo lloj aminoacidesh. Me menaxhimin e duhur, prodhimi i Mogrinagjetheve mund të tejkalojë 300 ton për hektar në vit. Ajo ka dhjetëra veti medicinale,” tha Fideli. “Efektet e saj në sistemin e tretjes janë shumë të mira, si me të gjitha bimët, përveç proteinave të saj të kualitetit të lartë, por nuk duhet të tejkalojnë 30 gram në ditë. Unë e di se disa njerëz e konsumojnë më shumë në formën e çajit, ose të pluhurit, me rezultate të shkëlqyera në sajë të cilësive të saj qetësuese, që janë të dobishme për të fjetur”, ka thënë lideri kuban, i cili mendon se ajo mund të jetë vendimtare edhe për mosushqimin.