Policia e Shqipërisë ka ndaluar ish-ministrin e Punës në Qeverinë e Berishës, Spiro Ksera. Ndalimi i tij është bërë në Gjirokastër me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Lajmi për ndalimin e ish-ministrit Kserës u bë publik mbrëmjen e së premtes rreth orës 21:00
Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se ndalimi i ish-ministrit Spiro Ksera është bërë për veprën penale të vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën.
Sipas burimeve, bashkëpunëtor me Kserën dyshohet se është edhe ish-drejtori i Kabinetit Klevis Bitro, i cili aktualisht ndodhet në burg për vepra të tjera penale.
Akuzat që rëndojnë mbi Kserën janë për disa aktivitete kulturore që nuk u bënë, por në letra u shënuan si të bëra.
Hetimet për ish-ministrin Ksera janë zhvilluar nga njësia Task-Forcë pas kallëzimit të bërë nga KLSH.
Burimet bëjnë të ditur se dëmi ekonomik që ka shkaktuar Ksera kur ka qenë në detyrë kap shifrën e 30 milionë lekëve të reja.
Ksera ka mbajtur postin e ministrit të Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në kohën kur në qeveri ishte PD.
Post a Comment