Ezequiel Lavezzi nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë këtij afati kalimtar.
Lavezzi do të mbetet pjesë e PSG-së, të paktën deri në fund të këtij sezoni.
Kështu ka konfirmuar trajneri i kampionit francez, Laurent Blanc, përcjell GazetaExtrem.
“Ne kemi qenë shumë të qartë me Lavezzin. Ne kemi qenë, shumë, shumë të qartë me të. Kontrata e tij skadon në qershor. Kjo është situata dhe ne do ta mbajmë atë”, tha Blanc.
Në rast se sulmuesi argjentinas nuk e vazhdon kontratën me PSG-në, ai do të jetë lojtar i lirë në verë.
Post a Comment