Arrestohet ish-ministri i Berishës, Spiro Ksera
Arrestohet ish-ministri i Berishës, Spiro Ksera Pëlqej0 Spiro Ksera Ish-ministri i Punës në kohën e Sali Berishës është arrestuar nga policia me akuzën e "Shpërdorimit të detyrës".
Ksera akuzohet për një tender 30 milionë lekë. Si bashkëpunëtor i tij dyshohet ish-drejtori i kabinetit Klevis Bitro, i cili ndodhet në burg për akuza të tjera.
Spiro Ksera është i vetmi ministër i Berishës që ia dorëzoi detyrën pasardhësit të tij socialist, Erion Veliaj. Ksera ka qenë pjesë e PBDNJ-së dhe më pas kaloi me PD-në. Ai është minoritar grek dhe është diplomuar për Inxhienieri. Raportohet se Ksera u prangos ditën e sotme në Gjirokastër.
Post a Comment