Halloween Costume ideas 2015

Juve ndalet barazon me Bologna



Bologna ka arritur që t'ia prishë planet Juventusit për thyerjen e rekordit të 17 fitoreve radhazi, pasi ka arritur të nxjerrë një barazim pa gola në shtëpi ndaj kampionit.
 Ndeshja filloi me dominim të Juventusit, por pa raste konkrete.
Juventusi vazhdimisht kishte posedimin e topit dhe dominimin, por vendasit arritën të tregohen të rrezikshëm në kundërsulme.
Në pjesën e dytë ishte Bologna që rrezikoi, por nuk arriti golin, teksa në fund të takimit ishte Paul Pogba ai që synoi golin, por nuk ia doli që të thyente mbrojtjen e fortë të Bolognas.
Ndeshja kështu përfundoi me rezultat 0-0.
Juventusi pas 15 fitoreve kështu ndalet dhe nuk arrin të thyejë rekordin e Interit prej 17 fitoreve radhazi.
Bianconerët mbeten në vendin e parë me 58 pikë, dy më shumë se Napoli që zhvillon ndeshjen në fundjavë.
Labels:

Post a Comment

MKRdezign

Contact Form

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.
Javascript DisablePlease Enable Javascript To See All Widget