Neymar pritet të vazhdojë me Barcelonën deri në vitin 2021.
Klubi katalanas dhe sulmuesi brazilian kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit edhe me 5 vite të tjera, të paktën nëse bazohemi tek ato që shkruan e përditshmja katalanase Mundo Deportivo.
Sipas gazetës në fjalë e cila i referohet burimeve të Cadena Cope, Neymar Jr ka pranuar ofertën e Barcelonës për rinovimin e kontratës edhe pse gjithçka do të zyrtarizohet gjatë muajve të verës.
24-vjecari do ta zgjasë kështu edhe me tre vite të tjera kontratën e tij aktuale me klubin blaugrana.
Për të arritur këtë para akord ka mjaftuar dëshira e mirë e të dyja palëve, pasi si Neymar ashtu edhe drejtuesit e Barcelonës e dëshironin me çdo kusht rinovimin e kontratës. Pavarësisht interesimit dhe milionave që vinin nga Anglia në drejtim të tij dëshira e Neymar ishte një dhe e vetme të qëndronte te Barcelona.
Diçka të tillë e ka zbuluar disa herë për mediat babai i Neymar që është njëkohësisht edhe menaxheri i sulmuesit 24-vjecar.
Në momentin që do të firmosë marrëveshjen e re, Neymar do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar i Barcelonës, pasi në krye të listës përsa i përket pagave më të larta do të vazhdojë të qëndrojë argjentinasi Lionel Messi.
Post a Comment