Interi i është kthyer fitoreve në Serie A duke fituar në shtëpi ndaj Chievos me rezultat 1-0.
Nerazzurrët edhe pse fituan me rezultat minimal, ata ishin superior në fushë duke sulmuar vazhdimisht, ndërsa mysafirët nuk arritën të gjuanin as edhe një herë në portë.
Pjesa e parë ishte pa gola, ku Interi rrezikoi me treshen Eder, Mauro Icardi dhe Marcelo Brozovic, por portieri Andrea Seculini me pritjet e tij fenomenale arriti të mbajë portën e paprekur.
Ndërsa vetëm pas tre minutash lojë në pjesën e dytë, Mauro Icardi arriti të shënon në portën e Chievos.
Nerazzurrët vazhduan me sulme deri në fund të ndeshjes, por me shkëlqimi i Seculit vazhdoi deri në fund të ndeshjes.
Pas kësaj fitore Interi vazhdojnë në pozitën e katërt me 44 pikë, nëntë më pak se Napoli në vendin e parë.
Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini në javën e ardhshme është mysafirë i Hellas Veronës.
Post a Comment