Topmodelja 22 vjeçare, Iris Shala, e lindur në Prishtinë dhe që jeton në Graz të Austrisë po vazhdon të “çmend” publikun gjermanë me fizikune saj.Irisi prej që është zgjedhur si “Playmate July 2013”, titull që e shpall revista për meshkuj “Playboy”, botimi gjerman për çdo muaj, është bërë një ndër trajneret personale të fitnesit më të kërkuarat në Austri.
Ajo është e njohur poashtu edhe nga një rol që ajo ka luajtur në serialin e njohur gjerman “Anna und die Liebe” (Amna dhe dashuria). Në Austri ajo ka fituar vendin e tetë në një garë për topmodelen më të mirë.Në biografinë e saj shkruan se është e lindur më10 gusht të vitit 1990 në Prishtinë.
Në intervistat që ka dhënë për mediet e ndryshme austriake dhe gjermane, Irisi thotë se gjithmonë ka pasur një afinitet për aktrimin.
Këtë e ka edhe njëfarë trashëgimie, thotë ajo, dhe zbulon se gjyshi i saj ka qenë Abdurrahman Shala, një aktor i shquar i gjeneratës së parë të aktorëve të teatrit dhe të filmit në Kosovë.
Post a Comment