Luis Suarezi ka insistuar se nuk ka shanse që Neymari të largohet nga Barcelona gjatë verës, përkundër raportimeve të vazhdueshme se e ardhmja e brazilianit është në dyshim.
Ngecja e bisedimeve për vazhdimin e kontratës së 23-vjeçarit me Barcelonën, ka alarmuar Manchester Unitedin, madje edhe Real Madridin.
Situata e tij është komplikuar edhe më shumë nga hetimet e vazhdueshme për mashtrim dhe korrupsion lidhur me transferimin e tij te Barcelona nga Santosi gjatë vitit 2013.
Por Suarezi ka mohuar këto raportime, duke thënë se Neymari do të mbetet në Camp Nou.
“Jam i bindur se Neymari do të mbetet te Barcelona”, ka thënë Suarez.
“Klubi e përkrah atë dhe unë jam i bindur se ai do të luajë edhe për shumë vjet këtu”.
Post a Comment