Carlo Ancelotti raportohet se i ka vënë syrin Paulo Dybalas si zëvendësim ideal për Robert Lewandowskin.
Agjenti i polakut këtë fundjavë deklaroi se ka biseda për vazhdim të kontratës me bavarezët, por akoma po spekulojnë lajmet se ai mund t’i bashkohet Realit gjatë verës.
Për këtë, sipas “Sport”, Dybala i Juventusit është i preferuari i Ancelottit për të zëvendësuar hapësirën që mund të lë Lewa.
Argjentinasi ka shkëlqyer sivjet për Juven duke shënuar 13 herë dhe ka asistuar tetë herë tjera në 19 ndeshje në Serie A.
Përpos Bayernit në garë për shërbimet e 22-vjeçari është edhe Barcelona.
Post a Comment